Maqedonia
Organizata zvicerane IQAir: Maqedonia, e dyta në Evropë për nga ajri i ndotur
Organizata zvicerane IQAir zbuloi shifra shqetësuese sa i përket ndotjes së ajrit në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave, Maqedonia është vendi i dytë më i ndotur në Evropë mesatarisht. E para është Bosnjë e Hercegovina.
Shkupi u rendit i 30-ti ndër kryeqytetet më të ndotura në botë, ndërsa në Evropë, Strumica në vendin e 12-të dhe Tetova në vendin e 14-të janë ndër qytetet më të ndotura.
Ndryshe, ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në botë çdo vit.
Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit PM2.5 përkeqëson shumë kushte shëndetësore, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në astmën, kancerin, goditjen në tru dhe sëmundjet e mushkërive.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











