Lajme
Organizata Ndërkombëtare e Punës: 50 milionë njerëz në botë bëjnë punë të detyrueshme
Numri i njerëzve që bëjnë punë të detyrueshme, apo që janë të martuar kundër dëshirës së tyre, shkon në gati 50 milionë në vitet e fundit.
Siç njofton Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), krizat sikurse pandemia COVID-19, konfliktet e armatosura dhe ndryshimet klimatike kanë rritur pengesat në punësim dhe edukim.
Ku sipas raportit të fundit thuhet se është rritur varfëria ekstreme dhe migrimi i detyrueshëm.
Edhe pse Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka për synim që të zhdukë të gjitha format e skllavërisë moderne deri më 2030, mirëpo numri i njerëzve që u nënshtrohen këtyre abuzimeve është rritur për 10 milionë në periudhën 2016-2021.
Sipas studimit, deri në fund të vitit të kaluar, 28 milionë njerëz kanë bërë punë të detyrueshme, derisa 22 milionë janë detyruar të jetojnë në martesa të padëshiruara. Kjo nënkupton se gati një në çdo 150 njerëz në botë preket nga format moderne të skllavërisë.
“Është shokuese që situata e skllavërisë moderne nuk është duke u përmirësuar. Asgjë nuk mund të arsyetojë abuzimin e tillë të së drejtës themelore të njeriut”, ka thënë Guy Ryder, udhëheqës i ILO-s.
Po ashtu, në raport është vënë theksi te situata në Kinë. Shumë agjenci të OKB-së kanë paralajmëruar për mundësinë e punës së detyrueshme në këtë vend, sidomos në rajonin e Ksinjiangut, ku Pekini akuzohet për ndalim të mbi një milion ujgurëve dhe minoriteteve të tjera myslimane.
Shumë organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut e konsiderojnë trajtimin që u bën Kina ujgurëve si “gjenocid”. /Telegrafi
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025








