E-Diaspora
Ordinanca e shqiptarit, e shumëkërkuar në Gjermani
Mjeku shqiptar, i cili është specialist për mjekësi të përgjithshme, ka marrë punën përsipër në këtë ordinancë, që nga java e kaluar
Mjeku gjerman, Klaus Schneider, pas tri dekadave është pensionuar, derisa ordinancën e ka lënë në duart e mjekut shqiptar, Ejup Imer, shkruan “badische-zeitung.de”.
Mjeku shqiptar, i cili është specialist për mjekësi të përgjithshme, ka marrë punën përsipër në këtë ordinancë, që nga java e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarisht, mjeku gjerman ordinancën e ka dorëzuar më 2 janar të këtij viti, megjithatë, deri më 2 mars do të punojnë së bashku.
Ejup Imeri është nga Kosova, baba i dy fëmijëve të rritur. Ai Fakultetin e Mjekësisë e kishte kryer në Universitetin e Prishtinë, kurse më pas e ka kryer edhe specializimin katërvjeçar për titullin: Mjek i specializuar për mjekësi të brendshme.
53-vjeçari kishte vendosur që të vazhdojë specializimin e mëtutjeshëm në Gjermani, përkatësisht në Hannover, kur kishte shkuar më 2010.
Edhe specializimi për mjek specialist për mjekësi të brendshme në Kosovë është i pranuar në Gjermani.
Ejup Imeri ka punuar si mjek për mjekësi të brendshme në shtëpinë e shëndetit “Bathildiskrankenhaus” në Bad Pyrmont, duke vazhduar të specializohet edhe më tej, si mjek profesionist për geriatri, në pritje të rezultateve përfundimtare.
Ordinanca e tij është e mbushur me pacientë të rinj, të cilët ende nuk e kanë gjetur një mjek familjar, madje për tre muaj ordinancën e tij e vizitojnë rreth 1400 pacientë.
Mësohet se në këtë ordinancë punojnë dy profesioniste gjermane, Diana Wassmer dhe Katja Probst, kurse plani i Imerit është që të punësojë edhe një person të tretë.
Për shkak të mbylljes së spitalit në afërsi, vizitat e pacientëve janë shpeshtuar.
Klaus Schneider e kishte bërë atë që pakkush ka guxim. Që ta gjejë pasardhësin e tij në ordinancë. Megjithatë, tashmë kjo ordinancë është në duar të sigurta, pasi për të përkujdeset mjeku shqiptar.
Afërsia me Zvicrën dhe pagat më të mirë atje, por edhe burokracia në rritje në Gjermani, e vështirësojnë kërkimin për pasardhës.
Tashmë, Klaus Schneider, mjek i përgjithshëm dhe mjek sportist do të dalë në pension të merituar.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








