Shkurt.ch
Ora 12-milionëshe vjen në nëntor në ankandin e Gjenevës
Ora e xhepit, një kryevepër zvicerane e orëve, e llojit si „Supercomplication Henry Graves“, vlerësohet 12 milionë euro dhe do të dalë në shitje në ankandin “Sotheby” në Gjenevë më 14 nëntor.
Ora e artë e xhepit ka 24 karakteristika, disa nga të cilat janë shumë të pazakonta, kështu që nëse koha tregon funksione të ndryshme kronologjike për çdo orë të ditës, tregon edhe fazat e hënës, madje edhe pozicionin e yjeve mbi Nju-Jork dhe në çdo minutë cingërron melodinë e njëjtë sikur të Big Benit të Londrës. Ky mekanizëm ore është punuar në 18 karat ari. Në mesin e ekspertëve dhe koleksionarëve është e njohur si “Grali i shenjtë” dhe krejtësisht i punuar me dorë në punëtorinë “Patek Phillippe” në vitin 1933. Ora është shitur në Nju-Jork në vitin 1999, pas 66 vjetësh sa ishte në posedim privat. Pastaj, në një ankand të „Masterpieces of the Time Museum“” është vlerësuar në mes të 3 dhe 5 milionë dollarëve amerikanë dhe është shitur për 11 milionë dollarë, duke u bërë ora më e shtrenjtë e shitur në një ankand, thonë në Sotheby. Ora aktualisht është në pronësi të një koleksionisti anonim. Dalja e orës në ankand përkon me përvjetorin e 175-të të themelimit të prodhuesit të famshëm zviceran “Patek Phillippe”. “Supercomplication Henry Graves”, 56 vjet ishte ora më e komplikuar në botë, por sot orët e tilla bëhen përmes kompjuterëve.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











