CH-Ballkani
Opozitarët protestuan në Gjilan
Partitë opozitare kanë protestuar të shtunën në Gjilan duke kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
Tri partitë opozitare në tubimin e tyre të mbajtur në Gjilan kundër Zajednicës e Demarkacionit fuqishëm i kanë kundërshtuar këto marrëveshje duke i vlerësuar si të dëmshme dhe të rrezikshme për Kosovën.
Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj e Visar Ymeri, sic raporton Rajonipress në Gjilan thanë se nuk ka asnjë çmim që mund t`i ndalojë ata për të penguar Serbinë që të jetë hisedare në Kosovë.
Fatmir Limaj tha se Kosova e përgjumur po ngjallet dhe Kosova po bëhet më aktive.
“Kjo Kosova aktive po përkrahet nga qytetarët e të gjitha shtresave dhe mos lejoni që e ardhmja e juaj të vritet. Jemi kundër Serbisë në Kosovë” tha Limaj.
Edhe Ramush Haradinaj tha se Gjilani e Anamorava kanë ditur gjithmonë të jenë kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën..
Kurse Visar Ymeri tha se partitë në pushtet si zaptues të shtetit po e pengojnë qytetarin për të kundërshtuar këto marrëveshje.
Në këtë tubim të opozitës kanë folur edhe Ismajl Kurteshi, Rexhep Kadriu e Bajram Hasani. Protesta raportohet të ketë kaluar e qetë dhe pa incidente.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë













