Kosova
Opozita organizohet për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit
Opozita është organizuar me qëllimin për ta ndalur përpjekjen e presidentit Hashim Thaçi, e cila prek direkt kufijtë e Kosovës
Shef i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka njoftuar se sot gjatë ditës opozita do të mblidhet në një takim për ta finalizuar formën e dokumentit apo rezolutës, të cilën do ta prezantojë në seancën e jashtëzakonshme, e cila pritet të mbahet para datës 7 shtator.
Opozita është organizuar me qëllimin për ta ndalur përpjekjen e presidentit Hashim Thaçi, e cila prek direkt kufijtë e Kosovës.
“Më mirë është që ne të gjithë si popull të vendosim për Thaçin, sesa ai për të gjithë ne. Ne u pajtuam që para se ai të shkojë në Bruksel më 7 shtator, duhet të mblidhemi dhe t’i tregojmë se kjo është e pamundshme. Kuvendi të dalë me një dokument që do t’i tregojë atij se është e pamundshme që ai t’i vërë në pazar kufijtë e Kosovës”, tha Konjufca në Interaktiv të KTV-së. Konjofuca thotë se rezoluta e propozuar nga partitë opozitare do t’i ketë disa parime që janë etike për Kosovën dhe të cilat nuk do të guxonte t’i shkelte askush. “Nëse Thaçi shpërfill Kuvendin, protestat popullore janë të pashmangshme”, ka përfunduar ai, përcjell albinfo.ch.
Veseli e quan ‘veprim absurd’ iniciativën e opozitës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur ‘veprim politikisht absurd’ iniciativën e opozitës për seancë të jashtëzakonshme rreth sovranitetit dhe integritetit territorial.
Ai i ka quajtur të turpshme dhe gënjeshtra deklaratat e opozitës, e njëkohësisht edhe të rrezikshme për stabilitetin e vendit. “Ato kanë një qëllim të vetëm: të nxisin tensione dhe më pas protesta të dhunshme antidemokratike, në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor në vend. Në rast se janë kundër dialogut dhe me dezinformata qëllimkëqija duan t’i manipulojnë qytetarët, duke u thënë se gjoja shteti dhe territori i Kosovës është në rrezik, le të flenë rehat, sepse institucionet shtetërore janë në krye të detyrave kushtetuese”, ka thënë Veseli.
Kryeparlamentari Veseli ka shkruar se vendi nuk negocion për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









