Lajme
OKB: Të zhbllokohen eksportet ruse që nuk janë subjekt i sanksioneve
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për të zhbllokuar eksportet e ushqimeve dhe plehrave kimike ruse që nuk janë subjekt i sanksioneve.
Kjo kërkesë bëhet e ditur nga një njoftim për shtyp nga OKB-ja, që citon një fjalim të Guterres të mbajtur në Stamboll, në qendrën e ngritur për të koordinuar eksportet e drithërave nga portet e Ukrainës, që nisën më 1 gusht.
”Të mos harrojmë se ajo që ne shohim këtu në Stamboll dhe Odesa është vetëm pjesa më e dukshme e zgjidhjes. Pjesa tjetër e kësaj marrëveshjeje është një akses i papenguar në tregjet globale të ushqimit dhe plehrave kimike ruse që nuk u nënshtrohen sanksioneve”, deklaroi Guterres.
”Është e rëndësishme që të gjitha qeveritë dhe sektori privat të bashkëpunojnë për t’i nxjerrë në treg. Pa plehra kimike në vitin 2022, nuk mund të ketë ushqim të mjaftueshëm në vitin 2023”, tha Guterres.
”Mbi 650 000 tonë grurë dhe produkte të tjera ushqimore tashmë janë në rrugën e tyre drejt tregjeve të botës”, tha ai, lidhur me marrëveshjen e arritur në Stamboll mes Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së për të zhbllokuar eksportet e drithërave nga portet e Ukrainës./ansa
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










