Ukraina
OKB: Rusia ka kryer një “gamë të gjerë” krimesh lufte në Ukrainë
OKB në një raport zbulon se Kremlini ka shkelur të drejtën ndërkombëtare të ukrainasve duke sulmuar pa dallim.
Ushtria ruse ka kryer deportime të detyruara, vrasje në shkallë të rëndë, përdhunime dhe torturime ndaj ukrainasve.
Kështu thuhet në konkluzionet e hetuesve te OKB-së.Në një raport të fundit të bazuar në më shumë se 500 intervista, si dhe imazhe satelitore dhe vizita në vendet e paraburgimit dhe varre, hetuesit e OKB-së kanë zbuluar tmerret e luftës me të cilat po përballen ukrainasit.
Ky raport vjen pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë pritet të kërkojë arrestimin e zyrtarëve rusë për dëbimin me forcë të fëmijëve nga Ukraina dhe shënjestrimin e infrastrukturës civile.
Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimeve për Ukrainën ka deklaruar se forcat ruse kanë përdorur tortura, kanë vrarë civilë jashtë luftës.
“Komisioni ka arritur në përfundimin se forcat e armatosura ruse kanë kryer sulme pa dallim, të cilat janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Sulme të tilla kanë ndikuar në objekte që kanë natyrë thjesht civile, si ndërtesa banimi, spitale, dyqane dhe vende me përqendrim të madh të civilëve. Komisioni arriti në përfundimin se përdorimi i torturës nga autoritetet ruse mund të përbëjë krim kundër njerëzimit. Por ajo që duhet theksuar është se ne nuk kemi gjetur se ka pasur gjenocid brenda Ukrainës. Thënë kështu, sigurisht që po ndjekim të gjitha llojet e provave brenda kësaj fushe.”
Raporti jep detaje të metodave të torturës të përdorura në objektet ruse të paraburgimit ku viktimat iu nënshtruan goditjeve elektrike me një telefon ushtarak ose vareshin nga tavani në një pozicion papagalli.
Shifrat e qeverisë së Ukrainës thonë se numri i fëmijëve të dërguar me forcë në Rusi është 16,221. Rusia ka prezantuar politika të tilla si dhënia e nënshtetësisë ruse dhe vendosja e fëmijëve në familje kujdestare për të krijuar një kornizë në të cilën disa nga fëmijët mund të përfundojnë të mbeten përgjithmonë në Rusi, thekson raporti.
Ndërsa transferimet supozohej të ishin të përkohshme shumica u zgjatën në kohë, ku prindërit dhe fëmijët përballeshin me një sërë pengesash për të komunikuar. Raporti zbulon ndër të tjera se një pjesë e madhe e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk morën kujdesin dhe mjekimin e duhur./KlanNews
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri












