Lajme
OKB: Bota ka dy zgjidhje, bursën ose jetën
“Mbarë bota po na sheh dhe kemi vetëm dy zgjedhje, ose bursën ose jetën”. Kështu sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi që samiti i Klimës në Egjipt të përmbyllet me një marrëveshje.
Por, palët kanë ende shumë mosmarrëveshje kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i eventit. Duke folur nga Sharm el Sheik në Egjipt, Guterres nënvizoi se nuk është koha për të drejtuar gishtin e fajit ndaj njëri-tjetrit, pasi kjo është “receta për shkatërrimin e ndërsjellë”, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Shefi i OKB-së u bëri thirrje pjesëmarrësve në samitin e klimës që të veprojnë në tri fusha kritike: të arrihet ujdi për kompensimin e humbjeve dhe dëmeve dhe mbështetjen financiare për vendet në zhvillim; të trajtohet fuqishëm hendeku i madh i emetimeve të gazrave të dëmshëm; si dhe të adresohet çështja thelbësore e financave, pra dhënia e 100 miliardë dollarëve për çështjen e klimës.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











