Kosova
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova duhet të lirohet nga diskursi i konfliktit dhe jostabilitetit

Oda Ekonomike Amerikane ka vlerësuar se Kosova nuk po shënon përparim të dukshëm për sa i përket rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike. Sipas qëndrimit të dërguar për media, OEA ka theksuar se mungesa e një qasje proaktive në promovimin e mundësive për tërheqje të investimeve janë ndër faktorët që pamundësojnë transformimin rrënjësor ekonomik të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Oda Amerikane beson fuqishëm që Kosova duhet të lirohet sa më shpejt që është e mundur nga diskursi i konfliktit dhe jostabilitetit. Raporti i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, i cili përmend Kosovën si njërën nga dhjetë vendet me rrezik për konflikt vdekjeprurës ose eskalim gjatë vitit 2024, rëndon më tej perceptimin negativ mbi Kosovën, e që pamundëson tërheqjen e investimeve cilësore të huaja. Institucionet e Kosovës duhet të kuptojnë rëndësinë e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë, si thirrje e vazhdueshme edhe e partnerëve strategjikë ndërkombëtarë të Kosovës”, thuhet në qëndrimin e OEA-së.
Tutje institucioni amerikan ka përgëzuar dy shtetet për njohjen e targave, duke rekomanduar edhe largimin e barrierave tregtare për të çuar në zhvillim ekonomik.
“Oda Amerikane përsërit thirrjen e saj për Qeverinë e Kosovës që të largojë masat aktuale, të cilat ndalojnë hyrjen e produkteve finale nga Serbia, të cilat kryesisht godasin interesat komerciale të shteteve partnere të Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Largimi i barrierave tregtare do ta bënte Kosovën më tërheqëse për investitorët e huaj, meqë ata konsiderojnë mundësitë të cilat u ofrohen nga qasja në tregje më të mëdha dhe përfitimi nga ekonomitë e shkallës në prodhim dhe distribuim”, vazhdon njoftimi.
Oda Amerikane gjithashtu ka kërkuar që të gjitha veprimet pas implementimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës të bëhen në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë kërkesën për shtyrjen e dispozitave, ashtu siç thuhet, me qëllim të lejimit të përgatitjeve të nevojshme për zbatim dhe eliminimit të pasojave të mundshme negative.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri