Lajme
OBSH paralajmëron për rritje të obezitetit te fëmijët
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se muajt me masa kufizimi, me qëllim të luftimit të koronavirusit, kanë rezultuar me më shumë obezitet te fëmijët, çka potencialisht mund të ndikojë në shëndetin e tyre në të ardhmen.
Në një raport të publikuar më 11 maj, zyra evropiane e OBSH-së ka gjetur se mbyllja e shkollave dhe kufizimi i aktiviteteve mund të kenë pasur ndikim negativ për ushtrimet fizike të fëmijëve.
“COVID-19 mund të rrisë një nga trendet më shqetësuese në rajonin evropian të OBSH-së, siç është rritja e obezitetit te fëmijët”, ka thënë Hans Kluge, drejtor për Evropën në OBSH.
Obeziteti dhe pesha e tepërt janë lidhur me simptoma më të rënda të koronavirusit dhe sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe kancer.
Ky paralajmërim vjen ndërkohë që disa studime të kryera nga Shtetet e Bashkuara deri në Evropë kanë treguar se muajt me kufizime të pandemisë dhe masat e izolimit po ashtu kanë ndikuar në shtim të peshës te të rriturit.
Ndërkohë që shkalla e infektimit po bie dhe ajo e vaksinimit po rritet, shumë shtete të Bashkimit Evropian kanë nisur të rihapen./Tch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













