Lajme
OBSH: Mos shpallni fitoren ndaj COVID
OBSH ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të vendeve që kanë lehtësuar masat anti-COVID. Organizata tha se është herët që të shpallim fitoren ndaj koronavirusit.
Lehtësimi i masave po vjen paralel me zgjerimin e programeve të vaksinimit.
“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të mbrojnë qytetarët e tyre duke përdorur çdo mjet të nevojshëm. Jo vetëm vaksinat. Është ende herët që çdo shtet të dorëzohet apo të shpallë fitore. Virusi është i rrezikshëm. Ai vijon të zhvillohet përpara syve tanë”, thuhej në deklaratën e OBSH-së.
Danimarka u bë shteti i parë i BE-së që u dha fund kufizimeve dhe nuk e cilëson më COVID-19 një sëmundje kritike të shoqërisë. Varianti Omicron është mbizotërues në Danimarkë, por nuk po rëndon sistemin shëndetësor.
Norvegjia po ashtu do të lehtësojë masat kufizuese që kanë mbetur. Restorantet hapen dhe do të shërbejnë alkool përtej orës 23:00 dhe puna nga shtëpia nuk do të jetë më e detyrueshme.
Edhe Franca u jep fund kufizimeve në sallat e koncerteve, ndeshjet sportive apo të tjera evente. Autoritetet kanë vendosur të lehtësojnë masat në mënyrë graduale. Maskat nuk janë më të detyrueshme jashtë, megjithatë mbeten të detyrueshme në transport publik.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











