Lajme
OBSH-ja kërkon që lehtësimet të menaxhohen me shumë kujdes
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të mërkurën ka paralajmëruar rreziqet për rikthim të masave të izolimit nëse shtetet që kanë nisur të lehtësojnë masat nuk arrijnë të menaxhojnë tranzicionin “me kujdes ekstrem dhe me ndarje të fazave”.
Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka listuar një listë hapash të domosdoshëm, para se shtetet të nisin me lehtësimin e masave, për të kontrolluar shpërndarjen e koronavirusit, duke përfshirë mbikëqyrjen dhe përgatitjen e sistemit shëndetësor, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Rreziku i rikthimit të izolimit mbetet shumë real, nëse shtetet nuk menaxhojnë tranzicionin me kujdes ekstrem dhe në ndarje me faza”, ka thënë ai në një konferencë për media në Gjenevë.
Ai po ashtu ka thënë se nuk është e mundshme që bizneset t’i kthehen normalitetit kur pandemia eventualisht të “tërhiqet”, duke theksuar se ka nevojë për investime në sistemet shëndetësore.
“Pandemia e Covid-19 do të tërhiqet, por nuk mund të ketë kthim te bizneset sikur zakonisht”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











