Lajme
OBSH-ja miraton përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson
Në prononcimin e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi vaksinën Johnson & Johnson për përdorim emergjent ndaj COVID-19 dhe shprehu mbështetjen e fortë për vaksinën AstraZeneca, ndërsa disa vende vazhdojnë të pezullojnë përdorimin e saj, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, e përshkroi vaksinën e AstraZeneca-s në një konferencë virtuale të organizuar në Gjenevë si “të shkëlqyer” dhe shtoi se “duhet të vazhdojmë” të përdorim vaksinën.
Miratimi i OBSH-së erdhi ndërsa Tajlanda pasoi një numër në rritje vendesh evropiane në pezullimin e përdorimit të AstraZeneca-s për shkak të mpiksjeve të gjakut te disa të vaksinuar. Edhe Bullgaria dhe Republika Demokratike e Kongos pezulluan të premten përdorimin e kësaj vaksine. Sidoqoftë AstraZeneca tha se nuk ka “asnjë provë të një rreziku në rritje”, në përgjigje të pretendimeve.
Agjencia Evropiane e Barnave, një organ i Bashkimit Evropian që mbikëqyr produktet mjekësore, tha në një deklaratë se përfitimet e vaksinës AstraZeneca “vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj dhe vaksina mund të vazhdojë të jepet, ndërsa vazhdon hetimi i rasteve me mpikjse gjaku”.OBSH-ja ka aprovuar tashmë vaksinën AstraZeneca për përdorim emergjent global dhe të premten zgjeroi qasjen globale te vaksinimet me miratimin e vaksinës Johnson & Johnson, e para që bëhet me një dozë të vetme. OBSH ka mbështetur gjithashtu vaksinën Pfizer-BioNTech, duke e çuar në tre numrin e përgjithshëm të vaksinave të miratuara prej saj.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











