Lajme
OBSH dhe Kina dalin me përfundimin për origjinën e koronavirusit
Në një publikim të fundit nga Agjencia Associated Press, studimi i përbashkët i pabotuar ende, mes OBSH-së dhe Kinës mbi origjinën e COVID-19 arrin në përfundimin se “transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës te njeriu përmes një kafshe tjetër është skenari më i mundshëm” për shfaqjen e virusit, transmeton tch.
Thuhet se skenari i daljes së virusit nga laboratori te publiku u konsiderua “jashtëzakonisht i pamundur” nga hetimi i përbashkët, tha agjencia e lajmeve. Studimi zbulon gjithashtu se brejtësit dhe macet “janë të prekshëm ndaj virusit COVID, gjë që sugjeron se ato gjithashtu mund të jenë transmetues” të tij, përcjell albinfo.ch.
Një diplomat në Gjenevë, nga një vend anëtar i OBSH-së, ndau studimin që “dukej të ishte një version gati përfundimtar” me Associated Press të hënën, por agjencia e lajmeve nuk zbuloi identitetin e diplomatit, sepse ai nuk ishte i autorizuar të jepte informacionin para botimit. Raporti është “bazuar kryesisht” në një vizitë që një ekip ekspertësh ndërkombëtarë bëri më parë këtë vit në Wuhan të Kinës, ku u shfaq për herë të parë koronavirusi.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro











