CH-Ballkani
Nxënësit nga Kosova, me program artistik në Cyrih
Nxënësit e Kolegjit "Mehmet Akif" dhanë një program kulturor e artistik me këngë e valle kushtuar 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Veç muzikës ata dhanë edhe shfaqjen “Bryma e vdekjes”
Ditë më parë, një përfaqësues të kolegjit “Mehmet Akif” nga Kosova, arsimtarë dhe nxënës bënë një vizitë në Zvicër, gjegjësisht në Cyrih. Bashkë me nxënësit, në këtë grup bënin pjesë edhe mësimdhënësit e këtij kolegji: Hajrije Krasniqi, Kenan Tahiraga dhe Hatifete Raçi.
Me këtë rast nxënësit prezantuan një program të pasur kulturor e artistik kushtuar përvjetorit të nëntë të Pavarësisë së Kosovës. Veç këngëve dhe valleve ata dhanë edhe shfaqjen “Bryma e vdekjes”.
Gjatё rreth dy orëve sa zgjati programi, tё pranishmit e shumtё nё sallё përshëndetën me duartrokitje të pandërprera nxënësit që patën një paraqitje mjaft të suksesshme.
Mysafirёt nga Prishtina, nё fjalёn e rastit i pёrshëndeti Bahrie Hoti, konsulle e Republikës së Kosovës nё Bernë, aktivistët nga diaspora Shaban Haliti, Bahri Rexha, pastaj Analissa Schneller, mike e madhe zvicerane e popullit tё Kosovës dhe Milazim Lecaj i cili ndihmoi shumё rreth realizimit tё këtij programi etj.
Nё ndarje, pёrfaqёsuesit e kolegjit “Mehmet Akif” ndanё mirënjohje pёr nikoqirёt nё shenjё respekti dhe falënderimi për mikpritjen e sinqertё e bujare, si dhe pёrcjellёsit e shumtё tё programit tё shfaqur pёr vlerësimin e lartё tё punës sё tyre.
Kolegji “Mehmet Akif”, është shkolla e parë private e hapur në Kosovën e pasluftës. Veprimtarinë e ka filluar në vitin 2000, në lokalet e Shkollës së mesme “Gjin Gazuli”, në Prishtinë. Në vitin shkollor 2010 Kolegji kaloi në objektin e vet aktual në Banullë-Lipjan. Mësimi zhvillohet në nivelin e shkolles së mesme të lartë (10-12),në drejtimin shkencor. Shkolla ofron ushqim si dhe banim në konvikte të ndara për djem dhe vajza, për nxënësit që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti