Shqipëria
“Nxënësit më të mirë shkojnë për mjekësi, ndërsa më të dobëtit për mësuesi”
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini, në studion e emisionit “Provokacija”, është shprehur se ka ndodhur një degradim në brezin e mësuesve në vend.
Ajo ka theksuar se nxënësit më të mirë shkojnë për mjekësi, ndërsa më të dobëtit për mësuesi, përcjell albinfo.ch.
“Problemi është tek mësuesit. Kemi pasur një gjeneratë shumë të mirë të mësuesve shqiptarë, pastaj ka ndodhur një degradim në fillim të viteve 2000, për arsye politike dhe sociale, por edhe për një arsye se është vendosur se për mësuesinë mund të shkojë kushdo. Nxënësi më i dobët mund të shkojë për mësuesi. Është një punë e lehtë që e bën kushdo. Për mjekësi shkon më i miri ndërsa për mësuesi shkon më i dobëti”, është shprehur Shahini.
“Ne po bëjmë dy gjëra që të motivojmë nxënësi e mirë që të shkojnë për mësuesi. Ne po i motivojmë dhe vjet ne morëm dy vendime ku nota mesatare për dikë që zgjedh mësuesi duhet të jetë 7. Ndërsa nota 6 është minimalja për ata që fitojnë të drejtën për t’u futur në universitet, për mësuesi është 7. Ne kemi shpërndarë bursa për më të mirët dhe kush quhet student ekselent. Natyrisht ne kuptojmë që pagat nuk janë shumë të mëdha për punën që bën mësuesi, por pagat kanë qenë në rritje të vazhdueshme 4 vitet e fundit. Dhe kjo ka treguar një sinjal që mësuesi është mjaftueshëm i respektueshëm nga qeveria që të bëhen vazhdimisht përpjekje që t’u rriten rrogat. Tani po na thonë që nëpër universitete nxënësit të mirë po shkojnë tani dhe po zgjedhin degët e mësuesisë. Efektin e plotë të kësaj do e shikojmë pas 4-5 vitesh ndërsa efektin e menjëhershëm e kemi parë pasi kemi marrë nxënës shumë të mirë në fushat e mësuesisë”, ka thënë ajo, transmeton abcnews.al.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












