Lajme
Numri i lartë i rasteve me Covid, profesionistët japin idenë për parandalim
Marrja edhe e dozës së katër të vaksinës anti-Covid po vlerësohet si masë preventive kundër përhapjes së virusit, pas rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit.
Këtë rekomandim të Ministrisë po e përkrahin edhe profesionistët shëndetësorë, por që konsiderojnë se mbyllja nuk është opsion.
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, theksoi se situata epidemiologjike nuk është shqetësuese që të shkohet drejt mbylljes.
Por kur flet për pasojat e pandemisë, Vishaj tha se ato janë afatgjate, e po dëmtohen sidomos mushkëritë.
“Për momentin kemi mjaftueshëm barna esenciale për trajtimin e pacientëve me Covid. Rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik duhet të respektohen nga të gjithë ne. Vendimet e Qeverisë ne duhet t’i zbatojmë. Unë nuk mendoj që mbyllja është opsion dhe nuk mendoj që situata epidemiologjike për momentin është e tillë që të ketë mbyllje”.
“Duket që Covidi lë pasoja sidomos në mushkëri, por edhe në organe të tjera. Kjo gjendja post Covid mund të zgjasë dy muaj, tre muaj nganjëherë edhe me vjet. Dhe pa dyshim që Covidi lë pasoja në më ardhmen serioze dhe të rënda në shëndetin e përgjithshëm të pacientëve”, tha Vishaj.
Përderis infektologu Ilir Tolaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka rekomanduar që kush ka vullnet të vaksinohet me dozën e katër.
“Autoritetet botërore po rekomandojnë që të vaksinohen personat e grupmoshave të caktuara mbi 60 vjeç ose ato me sëmundje kronike edhe me dozën e katërt. Prandaj rekomandimi imi është që çdo kush që ka vullnet për ta shtuar imunitetin e vet, të vaksinohet edhe me dozën e katërt”.
Ai tha se autoritetet e vendit kanë vepruar shpeshherë në mënyrë jo të logjikshme sa i përket menaxhimit të pandemisë, shto këtu faktin se kjo është rezultat i vendimeve të gabuara për 20 vjet qeverisje.
“Edhe këtu nuk pres qe autoritetet do të jenë të detyruara të marrin masa drastike. Autoritetet e vendit tonë shpeshherë kanë vepruar në mënyrë jo të logjikshme, në mënyrë të panikut. Prandaj ndoshta edhe mund të bëjmë diçka të tillë. Covidi tashmë është shëndrruar në sëmundje endemike. Kjo është rezultat i vendimeve të gabuara për 20 vjet”.
“Ajo që është edhe më ironike, ministrat të cilët janë praktikisht aktorët kryesorë të sjelljes së kësaj situate. Kjo punë nuk mund të kryhet as me ndonjë veprim të shpejtë, e as nuk mund të ndërpritet në mënyrë të plotë. Këta persona, të cilët e kanë sjellë këtë situatë në këtë shkallë, tashmë japin leksione se si do të duhet të zgjidhet ose të derdhin lot krokodili se Kosova po mbetet pa mjekë”, tha Tolaj.
Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka rekomanduar që personat e moshës mbi 60 vjec të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











