Shqipëria
Numërohen 93% e kutive të votimit: PS kalon në 74 mandate
Deri më tani në Shqipëri janë numëruar 4889 qendra votimi, nga 5199 në total ose thënë ndryshe, rreth 93% të votave.
Teksa kanë ngelur më pak se 7% e kutive të numërimit pa u kalkuluar, socialistët vijojnë të udhëheqin në rang kombëtar me 74 mandate.
Ndërkohë bëhet e ditur se aktualisht ka përfunduar numërimi i votave në 10 qarqe, ndërsa tashmë sytë janë nga Tirana dhe Durrësi. Konkretisht mbeten për t’u numëruar rreth 60 kuti në Durrës dhe 250 kuti në Tiranë.
Socialistët kanë arritur të shtojnë një mandat që prej orëve të mëngjesit, duke shtuar një mandat të tetë në qarkun e Durrësit.
Aktualisht në Tiranë PS kryeson me 18 mandate, ndjekur nga Partia Demokratike me 15 mandate. LSI ka dy mandate, ndërsa PSD një mandat.
Kukësi është qarku që ka mbyllur i pari numërimin ku demokratët morën 2 mandate, ndërsa PS vetëm një mandat. Edhe Shkodra ka sjellë epërsi të demokratëve me 5 mandate. PS ka marrë tre mandate në kryeqendrën e veriut. Surprizë ka qenë PSD me dy mandate, duke lënë pas edhe LSI që ka marrë vetëm një mandat.
Lezha ka sjellë përparësi të demokratëve me 4 mandate, ndërsa socialistët kanë marrë tre mandate. Në Dibër, epërsia e PS ka zgjatur vetëm pak orë, pasi pasditen e djeshme demokratët arritën në avantazhin e ngushtë duke bërë që mandatet të ndahen në 3 për PD dhe 2 për PS.
Elbasani ka shumicë për PS me 8 mandate, PD ka arritur të fitojë 6 mandate, ndërsa LSI nuk ka marrë asnjë mandat pavarësisht se në listë kishte edhe Monika Kryemadhin. Diferencë e ngushtë në Korçë, ku socialistët kanë marrë 6 mandate, ndërsa PD ka arritur të sigurojë 5 mandate.
Në Berat PS ka marrë 5 mandate, duke siguruar edhe vendin e Blendi Klosit në Kuvend i cili ishte renditur në vijën e zjarrit, ndërsa PD ka marrë dy mandate. Pa asnjë mandat ka mbetur LSI e cila kishte në listat e saj dy emra të njohur të partisë, Ardit Çela dhe Lefter Maliqi.
Gjirokastra i ka dhënë 3 mandate socialistëve, ndërsa PD ka marrë vetëm një mandat. Në Vlorë socialistët kanë marrë 8 mandate, duke siguruar vendin e fundit të kryeministrit Edi Rama, PD 1 mandat, ndërsa partitë e tjera nuk kanë marrë asnjë mandat.
Ndërkohë Fieri u ka dhënë 9 mandate socialistëve, duke siguruar edhe vendin në Kuvend të Gramoz Ruçit, i cili pavarësisht se është i 10-ti në listë, pas ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, arrin të marrë mandatin e 9 të PS në këtë qark. Në Fier, PD ka siguruar 6 mandate, ndërsa LSI një mandat. Me ndarjen e deritanishme të mandateve, mbetet për t’u sqaruar edhe pozita e krerëve të partive që kanë kandiduar në më shumë se një qark.
Gjiknuri deklaroi në daljen e tij për mediat, se kryeministri Edi Rama do të jetë deputet në Vlorë duke lënë të nënkuptuar se ai ka bërë zgjedhjen e tij.
Ndërsa Kryemadhi, e cila kandidonte në Fier, Tiranë dhe Elbasan, do të duhet të zgjedhë mes dy të parave, pasi kjo e fundit nuk i ka dhënë asnjë mandat partisë së saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike? Përmes Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), ne po mbështesim kryeqytetin e Shqipërisë në ecjen... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














