Lajme
Numër rekord: Mbi 60 mijë veta janë bërë bashkë për klimën në Bernë
Vetëm një pjesë e atyre dhjetëra-mijëra demonstruesve kanë pasur mundësi të depërtonin në Bundesplatz, për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës

Në demonstrimin e sotëm për klimën, të zhvilluar në Bernë, është regjistruar një pjesëmarrje jashtëzakonisht e madhe për rrethanat e këtushme. Sipas organizatorëve, në qendrën e qytetit të Bernës, në Bundesplatz, vendin ku zakonisht zhvillohen aktivitetet e ngjashme, janë tubuar sot rreth 60 mijë veta. Ata kërkojnë ndryshim të politikës për klimën, ndryshim që do të shprehej përmes nxjerrjes nga përdorimi të thëngjillit, naftës dhe gazit, në prodhimin e energjisë, shkruan agjencia e lajmeve SDA.
Demonstrata është shpallur nga një aleancë prej më shumë se 80 organizatave.
Ende nuk ka vlerësime të policisë rreth numrit të pjesüëmarrësve ndërsa ajo që dihet është se mijëra veta kanë shkuar në Bernë me trena specialë ndërsa rreth 700 persona kanë arritur përmes 30 drejtimeve të ndryshme, me bicikleta.
Vetëm një pjesë e atyre dhjetëra mijë demonstruesve kanë pasur mundësi të depërtonin në Bundesplatz, për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës, transmeton albinfo.ch. Shumë të tjerë kanë vazhduar tëqëndrojnë në sheshe tjera dhe në rrugë paralele rreth qendrës së qytetit të vjetër.
Për të theksuar urgjencën e veprimit për mbrojtjen e klimës, në orën 14.30 kanë rënë këmbanat e një numri të madh të kishave në qytet. Në aksion kanë marrë pjesë gjithsej më shumë se 150 kisha nga gjithë Zvicra.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve Shoqata Kulturore Dora d’Istria në bashkëpunim me LSHB fton palët e interesuara të marrin pjesë në...
-
Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat marrin mijëra franga zvicerane
-
Fluks udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët kthehen pas pushimeve verore
-
Kori i Filharmonisë debuton në Gjermani me program ndërkulturor
-
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten