Kosova
Nuk miratohet kërkesa e Bashës për të ndihmuar Kosovën me 50 milionë dollarë
Pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha ka thënë se strategjia e sigurisë kombëtare do të duhet t’i nënshtrohej debatit
Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka miratuar kërkesën e deputetit Lulëzim Basha për të ndihmuar me 50 milionë dollarë Kosovën.
75 vota ishin kundër amendamentit të Bashës, i cili kërkoi që 50 milionë dollarë nga buxheti i shtetit të shkonin për mbrojtjen e sigurisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha ka thënë se strategjia e sigurisë kombëtare do të duhet t’i nënshtrohej debatit.
“Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia i intereson Edi Ramës. Nuk pati asnjë akt të opozitës për t’i kërkuar llogari Edi Ramës dhe qeverisë. Ky teatër do të ishte i pamundur nëse deputetët e opozitës do të vinin interesat e qytetarëve në plan të parë. Sot është miratuar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Strategjia duhej t’i nënshtrohej një debati politik e publik. E pafalshme që një vend i NATO-s të zvarritet me dokumente burokratikë”, ka thënë ai, i cili pyeti nëse përbën kërcënim për sigurinë e Shqipërisë minimi dhe sabotimi i integritetit territorial të Kosovës, si ato në Banjskë.
“Është e pafalshme që kjo pyetje vetëm 6 muaj pas sulmit në Banjskë nuk shtrohet. A përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dobësimi i aftësive mbrojtëse të strukturave mbrojtëse të Kosovës? A ka në dorë Shqipëria të bëjë diçka për t’i ardhur në ndihmë Kosovës? A duhet të bëjmë diçka që Kosova të marrë sinjalin që Shqipëria nuk po fërkohen duart, por po kontribuon”, ka thënë Basha.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











