Kosova
“Nuk ka emra myslimanë, sepse nuk ka gjuhë myslimane”
Nuk ka emra myslimanë, sepse nuk ka gjuhë myslimane! Ka emra arabë, persianë apo turq. Kështu në profilin e tij në Facebook ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, aktualisht opinionist , Driton Tali, ndërsa merr shembull emrat e disa figurave të mëdha të vendeve arabe, por që nuk janë muslimanë, shkruan koha.mk, përcjell albinfo.ch.
Ja postimi i plotë i Talit:
“Nuk ka emra myslimanë, sepse nuk ka gjuhë myslimane! Ka emra arabë, persianë apo turq.
Bie fjala, emrat si Tefik, Fuad, Suleiman, Kenan, Sami, Naim, Faik, Ibrahim, E(A)mine …, janë emra arabë, e jo myslimanë! Ja pse: Shkrimtari arab Suleiman Mousa, autori i librit “T.E. Lawrence: An Arab View” është arab i KRISHTER, i lindur në Jordani;
Nacionalisti palestinez Tawfiq Canaan po ashtu është i krishter;
KARDINALI i Jerusalemit e ka emrin Fouad Twal;
PESHKOPI i Kishës Anglikane e ka emrin Faik Ibrahim Haddad;
Dr. Naim Ateek është kler krishter;
Shkollari Sami Hadaëi (autori i “Ditarit palestinez”) ishte i krishter;
Poeti arab Daud Turki ishte po ashtu i krishter…”
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












