Sport
Notat e futbollistëve shqiptarë në fitoren e Zvicrës
Si gjithmonë ‘Blick’ pas ndeshjes ka notuar të gjithë lojtarët, derisa të tre futbollistët shqiptarë që e nisën ndeshjen nga fillimi, Shaqiri, Xhaka dhe Xhemaili janë notuar me 4
Futbollistët shqiptarë kanë pasur një paraqitje të mirë për Zvicrën në fitoren e fundit ndaj Irlandës Veriore. Zvicra fitoi 1:0 me golin e Rodriguez nga penalltia, 11-metërsh të cilin e fitoi Xherdan Shaqiri.
Si gjithmonë ‘Blick’ pas ndeshjes ka notuar të gjithë lojtarët, derisa të tre futbollistët shqiptarë që e nisën ndeshjen nga fillimi, Shaqiri, Xhaka dhe Xhemaili janë notuar me 4, përcjell albinfo.ch.
Admir Mehmedi nuk është notuar për shkak se ka hyrë në minutën e 87-të.
Ja notat e ‘Blick’: 4 – Yann Sommer, 4 – Stephan Lichtsteiner, 4 – Fabian Schär, 5 – Manuel Akanji, 5 – Ricardo Rodriguez, 5 – Denis Zakaria, 4 – Granit Xhaka, 4 – Xherdan Shaqiri, 5 – Steven Zuber, 4 – Blerim Xhemaili, 4 – Haris Seferoviq.
Ndërkohë, pas ndeshjes, Granit Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren. “Fitore e mirë në udhëtim ndaj një kundërshtari të fortë dhe hap i madh përpara për botërorin e Rusisë”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











