Lajme
Norvegji: Sulm me thikë, policia vret autorin
Mësohet se policia norvegjeze ka vrarë një person në Oslo, pasi sulmoi një patrullë me thikë, përcjell albinfo.ch.
Një oficer policie u plagos gjatë operacionit për arrestimin e burrit, i cili u zhvillua në një rrugë në lagjen Bislet të kryeqytetit norvegjez, tha policia, duke shtuar se ata nuk besonin se ishte një sulm terrorist.
“Ne nuk përjashtojmë ndonjë motiv, por nuk ka asnjë informacion në këtë fazë që na drejton në një sulm terrorist”, tha inspektori Egil Jürgen Breke në një konferencë për shtyp.
Hetuesit konfirmuan identitetin e autorit gjatë ditës, siç raportohet nga mediat: bëhet fjalë për një rus 33-vjeçar, i cili u dënua në dhjetor 2020 për t’u trajtuar në një klinikë psikiatrike, pas një sulmi me thikë një vit më parë në Oslo. Sipas policisë, ai ishte larguar me leje nga klinika psikiatrike ku po trajtohej.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









