Sporte Luftarake

Nora Gjakova e nis me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit

Nora Gjakova e ka nisur me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe, përcjell albinfo.ch.

Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin. Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime. Në raundin e dytë Gjakova do të përballet me fituesen e duelit Lemos-Cornelisse.