E-Diaspora

Nju Jorku ngjyroset kuq e zi, shqiptarët e ndezin me valle shqiptare

Me rastin e Festivalit të 27-të të Këngës dhe Valles Popullore Shqiptare, Nju Jorku është ngjyrosur me ngjyrat kombëtare.

Komuniteti shqiptar në SHBA ka performuar me kostume tradicionale valle e këngë shqiptare.

Atmosfera ka qenë e papërshkruar, përcjell albinfo.ch.

Nuk kanë munguar meloditë popullore burimore, kostume të shumëngjyrshme shqiptare, nga Shqipëria e Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare.

Festival u ndoq nga më shumë se 2500 shikues.