Lajme
Një tërmet i fuqishëm trondit disa vende të Azisë Juglindore
Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi sot Mianmarin, deri tani nuk ka shqiptarë të prekur
Një tërmet i fuqishëm tronditi disa vende të Azisë Juglindore. Përmasat e dëmeve janë ende të paqarta. Spitalet në Mianmar po japin alarmin, përcjell albinfo.ch.
Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore, me magnitudë 7.7, që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesditën e së premtes, ka shkaktuar dëme të mëdha.
Nga Mianmari njoftohet për të paktën 21 të vdekur. Portali Mizzima News bazohet për këtë njoftim te organizatat e ndihmës dhe burimet lokale në rajonet e Taungo, Bago, Pyavbve dhe Mandalay. Numri i të vdekurve pritet të shtohet.
Nevojë urgjente për gjak
Sipas gjeneralit Zaw Min Tun, zëdhënës i juntës ushtarake, në spitale po mbërrijnë shumë të plagosur. Prandaj, spitalet kanë nevojë urgjente për furnizime me gjak.
Po në Mianmar, prej tërmetit u shemb një urë dhe disa ndërtesa. Në qytetin Aung Ban është rrëzuar një hotel dhe, sipas ekipeve të shpëtimit, njoftohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar.
Nga Mianmari, i cili drejtohet nga junta autoritare, është shpesh e vështirë të dalin informacione.
Në Bangkok u shemb një godinë shumëkatëshe
Sipas policisë dhe ekipeve mjekësore, 43 punëtorë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Kryeministri tajlandez shpalli për Bangkokun gjendjen e jashtëzakonshme.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe Qendra Gjermane për Shkenca Gjeologjike (GFZ) raportuan se tërmeti ishte i cekët, me një thellësi prej 10 kilometrash, dhe epiqendra e tij ndodhej në Mianmar, sipas të dhënave paraprake.
Tërmeti në Mianmar – deri tani nuk ka shqiptarë të prekur
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se, deri më tani, nuk ka një raportim për shqiptarë të prekur nga tërmeti. Shqipëria nuk ka ambasadë apo përfaqësi në këtë vend. Kontakti më i afërt është Ambasada në Tokio, përmes së cilës po ndiqet edhe situata në lidhje me shqiptarët.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











