Sport
Një shqiptar në Real Madrid dhe një në Juventus
Egzon Alili ka kaluar në Real Madrid, derisa Andi Zeqiri në Juventus. Këta lojtarë shihen si e ardhmja e futbollit shqiptar
Futbollistët shqiptarë gjithnjë e më të suksesshëm në futboll. Ata tashmë po zënë vend edhe në skuadra të mëdha, si Real Madrid dhe Juventus, shkruan albinfo.ch.
Për herë të parë një shqiptar në radhët e Realit të Madridit. 16-vjeçari Egzon Alili ka nënshkruan një kontratë 7 vjeçare me skuadrën mbretërore.
Mesfushori, i cili është pjesë e kombëtares së 17-vjeçarëve të Shqipërisë, ka hedhur firmën në kontratën e propozuar nga klubi madrilen dhe ai është bashkuar me drejtuesit teknikë të Realit të Madridit në akademinë e klubit spanjoll. 16-vjeçari me origjinë nga Kumanova jeton prej vitesh në Austri ku hodhi edhe hapat e parë si futbollist në radhët e USV Pattigham/Pramet.
Më parë për të ishte interesuar edhe Barcelona, që sipas mediave austriake kishte ofruar plot 4 milionë euro, por mesa duket Real Madrid qëndronte një hap para duke arritur të bindë familjen e mesfushorit për transferimin në Madrid.
Alili do të aktivizohet fillimisht në ekipet e grupmoshave të Realit të Madridit ku ka mundësinë e artë të tregojë talentin e tij për të hedhur kandidaturën drejt skuadrës së parë edhe pse është ende i ri.
Një shqiptar edhe në Juventus. Bëhet fjalë për Andi Zeqirin. Sulmuesi i datëlindjes 1999 është transferuar tek skuadrat zinxhir të kampionëve të Italisë nga Luiziana e Zvicrës.
Ai është formuar tek ekipi zviceran ku edhe ka spikatur për aftësitë e tij teknike, çka i siguruan edhe grumbullimin që në moshën 15-vjeçare me skuadrën e madhe, ku edhe ka shënuar dy gola në 17 takime në total.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“















