Lajme
Një rrugë në New Jersey do të mbajë emrin “Struga”
Premtimi u bë nga kryetari i Riverdale gjatë takimit me kryetarin e Strugës, Mendi Qyra, dhe përfaqësuesit e komunitetit strugan në SHBA
Një rrugë pranë Qendrës Kulturore Shqiptare–Struga (QKSHA–Struga) në Riverdale të New Jersey-t pritet të mbajë emrin “Struga”, në nderim të qytetit dhe komunitetit strugan që jeton dhe vepron prej dekadash në këtë pjesë të Shteteve të Bashkuara, transmeton albinfo.ch.
Premtimi u bë nga kryetari i Riverdale, Paul Carelli, gjatë takimit të tij me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra, i cili po zhvillon një vizitë në SHBA.
Në takim morën pjesë edhe drejtues të QKSHA–Struga, përfshirë kryetarin Sinan Alimi, nënkryetarin Jeton Abdurramani, sekretarin Fitni Istrefi dhe drejtorin për Komunikim dhe Media, Faton Arifi.
Gjatë takimit, Qyra vlerësoi rolin e diasporës strugane në forcimin e lidhjeve mes Strugës dhe komuniteteve amerikane.
“Diaspora jonë është një urë lidhëse mes vendeve tona. Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të një rëndësie të veçantë, jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe politike dhe historike”, tha Qyra.
Nga ana e tij, Carelli vlerësoi marrëdhëniet me komunitetin shqiptar në Riverdale dhe u shpreh i gatshëm për të vizituar Strugën.
“Tani e njoh më mirë Strugën, një qytet shumë i bukur. Kemi marrëdhënie shumë korrekte me njerëzit tuaj këtu”, tha Carelli.
Gjatë vizitës, delegacioni strugan vizitoi gjithashtu një pjesë autentike të strukturës së hekurt të ish-Kullave Binjake të World Trade Center, e ruajtur pranë ambienteve të komunës, dhe bëri homazhe në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit.
Delegacioni nderoi edhe amerikanët nga Riverdale që humbën jetën në Luftën e Parë Botërore, duke vendosur kështu vizitën në kuadër të kujtesës dhe respektit për historinë e komunitetit lokal.
Emërtimi i rrugës me emrin “Struga” pritet të jetë një simbol i lidhjes së qytetit të Strugës me komunitetin e tij në SHBA dhe i marrëdhënieve të krijuara ndër vite mes diasporës strugane dhe institucioneve lokale amerikane./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











