Lajme
Një person nga Zelanda e Re merr 10 doza të vaksinës anti-COVID në një ditë të vetme
U vaksinua 10 herë brenda ditës – Paguhej nga persona që donin certifikatë vaksinimi pa marrë asnjë dozë
Bëhet e ditur se autoritetet shëndetësore të Zelandës së Re kanë hapur një hetim mbi historinë e pabesueshme të një burri që dyshohet se u vaksinua kundër Covid 10 herë brenda ditës. Sipas faqes së internetit të Stuff, burri u pagua nga disa persona anti vaksina për t’u imunizuar në vend të tyre dhe për të marrë një certifikatë vaksinimi, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, në Zelandën e Re një dokument identiteti nuk tregohet në momentin e vaksinimit. Ministrja e Shëndetësisë Astrid Koornneef tha se ajo e merr çështjen shumë seriozisht.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë pozicion dhe po punojmë me agjencitë përkatëse. Një status i pasaktë i vaksinimit ju vë në rrezik ju, miqtë, familjen, komunitetin dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët mund t’ju trajtojnë në të ardhmen”, paralajmëroi ajo.
Rreth 89% e popullsisë së Zelandës së Re është plotësisht e vaksinuar. Në shumë vende publike kërkohet ekspozimi i certifikatës së vaksinimit.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












