Kosova
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për mashtrim me bileta
Gjykata ka vlerësuar se nëse lihen të lirë, ekziston rreziku potencial i arratisjes
Një muaj paraburgim u ka caktuar Gjykata Themelore në Prishtinë, dy të dyshuarve për mashtrim me bileta përmes agjencisë “Prishtina Jet”.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.K dhe A.B dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, raporton Albinfo.ch.
Në njoftim theksohet se ekziston dyshim i bazuar se në bashkëkryerje, M.K dhe A.B kanë kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa M.K dyshohet se ka kryer edhe veprën penale Shmangie nga tatimi nga neni 307 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit M.K dhe A.B gjendet në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale në këtë të fazë të procedurës, ngase të njëjtit kanë zhvilluar aktivitet të kundërligjshëm dhe atë në bashkëkryerje duke dëmtuar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve përmes agjencionit të tyre. Andaj po të lihen në liri, të njëjtit do t’i ikin përgjegjësisë penale dhe me këtë do të pengojnë edhe rrjedhën e procedurës penale, e po ashtu nëse lihen në liri, të pandehurit do t’i përsërisin veprat të ngjashme penale dhe me këtë do të vazhdojë edhe më tutje dëmtimi i pasurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit M.K dhe A.B dyshohen nga prokuroria se në bashkëkryerje, përmes fakteve të rreme përmes Agjencisë Turistike “Prishtina Jet” iu kanë shitur bashkatdhetarëve/të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit në Kosovë me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi aktual, e të cilat fluturime nuk janë realizuar edhe përkundër pagesave që janë bërë nga të dëmtuarit.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










