Jeta në Zvicër
Një kosovar 42 vjeçar është vrarë sot në mëngjes në qendër të qytetit St. Gallen
Të enjtën rreth orës 5 të mëngjesit është vrarë në rrugën Webergasse një kosovar, njofton policia e qytetit, shkruan albinfo.ch.
Sipas hetimeve të para të policisë, viktima ka qenë duke ecur nga rruga Webergasse në drejtim të rrugës Multergasse ku në udhëkryq viktima është përballur me dorasin.
Vrasësi ka shkrepur më së paku një plumbë në drejtim të viktimës dhe pastaj ka marrë arratinë në drejtim të sheshit Gallus, njofton policia, përcjell albinfo.ch.
Viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje megjithë reagimin e shpejt të ndihmës së parë nga mjeku emergjent.
Sipas policisë, viktima është një kosovar 42 vjeçar pa adresë të rregulltë në Zvicër. I ndjeri mbante pantallona pune me ngjyrë hiri, një pullover të kuq, këpuca pune dhe një ombrellë të hapur me ngjyrë të kaltër
Vrasësi sipas policisë është 40-50 vjeçar, trupngjeshur, i veshur me xhinse, një xhaketë të errët dhe kapelë. Policia kantonale dhe e qytetit ka nisë një kërkim të madh dhe lutë qytetarët të lajmërojnë për çdo dyshim.
Update:12.35h
Burime të albinfo.ch bëjnë të ditur se vrari është H.S. i lindur në fshatin S. të Kamenicës me banim në Gjilan.
Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një ngatërresë e hershme familjare që ka të bëjë me një borxh nga jashtë por që nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejt me të.
Merret vesh poashtu se i ndjeri ka punuar për shumë vite me radhë në St. Gallen pa letra pune duke lëvizur me lejeqëndrim të Francës, shkruan albinfo.ch
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










