Lajme
Një i arrestuar për vrasjen e tri grave në Vjenë
Policia në Vjenë po heton vdekjen e katër grave dhe një adoleshenteje në një periudhë 24-orëshe.
Tri gra u vranë me thikë nga një burrë në një bordello në kryeqytetin e Austrisë të premten. Një i dyshuar është arrestuar.
Një tjetër grua dhe vajza e saj u vranë në një incident pa lidhje. Hetuesit besojnë se babai i vajzës ishte përgjegjës.
Aktivistët e përshkruan ditën si “E Premtja e Zezë” dhe kërkuan veprime urgjente për të ndaluar dhunën ndaj grave.
Trupat e tri grave u gjetën në një ndërtesë në rrethin qendror Brigittenau rreth orës 21:00 me orën lokale,pasi një dëshmitar thirri shërbimet e urgjencës.
I dyshuari, të cilin policia e ka përshkruar si një shtetas afgan 27-vjeçar, u gjet i fshehur pranë bordellos me një thikë në dorë.
Motivi i vrasjes është aktualisht i paqartë, por burri është marrë në pyetje.
Më herët të premten, një grua 51-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare u gjetën të vdekura në një apartament në zonën e Erdberg – rreth 12 km nga vendi ku ndodhi incidenti tjetër.
Nuk ka dyshime se ngjarjet mund të jenë të lidhura.
Policia është ende në kërkim të bashkëshortit të gruas, i cili është edhe babai i vajzës, pasi hetuesit dyshojnë se ai mund t’i ketë mbytur.
“Hetimet fillestare, të cilat janë aktualisht në proces, tregojnë se ishte përfshirë forcë e hapur”, tha zëdhënësi i policisë, Philip Hasslinger.
Eva-Maria Holzleitner, drejtuese e departamentit të politikave të grave të Partisë Social Demokratike (SPO) të opozitës, i ka kërkuar qeverisë federale të thërrasë një takim krize për të diskutuar çështjen e femicideve në vend.
“Ne vajtojmë gratë e vrara, po mendojmë për të mbijetuarit dhe bëjmë thirrje që një plan kombëtar veprimi për mbrojtjen nga dhuna të zbatohet më në fund për të mbrojtur jetën e grave në Austri”, tha zonja Holzleitner.
Klaudia Frieben, drejtuese e organizatës ombrellë të Unazës së Grave Austriake (OFR), shkroi në X (ish-Tëitter) se “kjo ditë do të hyjë në histori si e Premtja e Zezë me pesë gra të vdekura”.
Sipas të dhënave më të fundit mbi normat e femicideve në Austri, të publikuara nga Instituti i Kërkimeve të Konflikteve, rreth 319 gra u vranë në vend midis viteve 2010 dhe 2020 – kryesisht nga partnerët meshkuj ose ish-partnerët.
Qeveria e koalicionit është zotuar të godasë këtë çështje – duke premtuar pothuajse 25 milionë euro në vitin 2021 për nismat që synojnë mbrojtjen e grave nga dhuna./BBC
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“







