Jeta në Zvicër
Një e katërta e adoleshentëve në Zvicër janë ksenofobikë
25 për qind e të rinjve në Zvicër, pa prejardhje migrimi, kanë një problem me të huajt
Gjysma e myslimanëve të rinj janë kundër shoqërisë perëndimore, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfio.ch.
Një studim i ri në ZHAW (Universiteti i Cyrihut për shkenca të aplikuara) në bashkëpunim me HETS (Haute Ecole de Travail Social Fribourg) tregon se të rinjtë në Zvicër, më shumë ndjekin ideologjitë e ekstremizmit se sa dhunën e pastër ekstremiste. “Në përgjithësi, duket se ekstremizmi i krahut të majtë është disi më i përhapur se ekstremizmi i djathtë”, thotë studiuesi nga ZHAW dhe udhëheqësi i studimit, Patrik Manzoni, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2017, për studimin u intervistuan më shumë se 8,000 adoleshentë të moshës 17 deri 18-vjeçare. Me një rezultat të mahnitshëm:
Ekstremizmi i djathtë
- 5.9 për qind e të rinjve të anketuar pa prejardhje migrimi janë ekstremistë të djathtë.
- Një e katërta e të rinjve në Zvicër (25.1 për qind), pa prejardhje migrimi është me qëndrim armiqësor ndaj të huajve, një e pesta (21.1 për qind) është nacionaliste
- 4.8 për qind favorizojnë dhunë ndaj të huajve
- 5.4 për qind favorizojnë një diktaturë
Ekstremizmi i majtë
- Ekstremistët e majtë janë 7.0 për qind e të gjithë të anketuarve.
- Pothuajse gjysma (47.1 për qind) e adoleshentëve janë me qëndrim armiqësor ndaj kapitalizmit.
- 21.7 për qind janë me qëndrim armiqësor ndaj policisë dhe shtetit
- Komunizmin e favorizojnë 5.6 për qind
- 8.1 për qind favorizojnë dhunë kundër policëve
Myslimanët në Zvicër
- 2.7 për qind konsiderohen islamikë.
- 43 për qind janë pejorativë ndaj shoqërive perëndimore.
- Më shumë se një e katërta (28.8 për qind) janë me qëndrim armiqësor ndaj myslimanëve jo tradicionalë.
- 5.1 për qind janë të gatshëm të përdorin dhunën kundër myslimanëve jo tradicionalë.
- Nga ana tjetër, armiqësi zvicerane kanë treguar 3.7 për qind e të anketuarve myslimanë.
Adoleshentët meshkuj janë dukshëm më të përfaqësuar në të gjitha format e ekstremizmit, se sa femrat. Adoleshentët meshkuj gjithashtu kanë një nivel dukshëm më të lartë të dhunës, informon më tej Albinfo.ch.
Si definicion i ekstremizmit, studimi ka përdorë qëndrimet dhe sjelljet, të cilat karakterizohen nga refuzimi i shtetit kushtetues demokratik dhe kërkojnë që të kapërcehen me forcë dhe të zëvendësohet me një rend tjetër politik.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) uron muajin e Ramazanit. Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton... -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














