Sport
Një boshnjak dëshiron të luajë për Kosovën
30-vjeçari Adis Nurkoviq ka bërë të ditur se tashmë ka nisur procedurën e ndryshimit të shtetësisë dhe se është në pritje të lejes nga FIFA, pasi më herët ka përfaqësuar Bosnjën
Ish-futbollisti i Bosnjë-Hercegovinës, Adis Nurkoviq, me padurim po e pret muajin e ardhshëm, pasi po shpreson të debutojë me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen eliminatore të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, kundër Rusisë, shkruan albinfo.ch.
30-vjeçari në një intervistë për “Anadolu Agency” ka bërë të ditur se tashmë ka nisur procedurën e ndryshimit të shtetësisë dhe se është në pritje të lejes nga FIFA, pasi më herët ka përfaqësuar Bosnjën.
“Nuk u mendova shumë, pranova dhe ndiej kënaqësi që do të luajë për Kosovën. Ishte një rastësi e madhe, pasi gruaja ime është me origjinë nga Kosova. Pres që në ndeshjen kundër Kroacisë, më 6 tetor, të jem konkurrent i portierit aktual Samir Ujkani, që është shumë i mirë”, ka thënë Nurkoviq.
Ai ka luajtur për të gjitha ekipet e reja të Bosnjë-Hercegovinës, kurse me ekipin A ka tri paraqitje, gjatë vitit 2009.
Nurkoviq aktualisht është pjesë e skuadrës boshnjake Travnik, kurse më herët karrierë ka bërë edhe te Çeliku, Slaven Belupo, Cibalia, Krajina Cazin, Slavonija dhe Jedinstvo Bihaq.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











