Kosova
Nisma Evropiane për Stabilitet: Asnjë vëzhgues ndërkombëtar nuk ka parë “spastrim etnik” të serbëve në Kosovë
Organizata “Nisma Evropiane për Stabilitet” ka nxjerrë një raport me titull “Pogromet e sajuara – statistikat, gënjeshtrat dhe konfuzioni në Kosovë”, ku konstaton se asnjë organizatë ndërkombëtare, përfshirë ato të sigurisë, nuk ka parë prova për pretendimet e Beogradit se në Kosovë ka “spastrim etnik të serbëve”, po mungesa e provave nuk u ka dhënë fund pretendimeve nxitëse.
Raporti vë re se paralajmërimet se Serbia mund të ketë nevojë të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur serbët nuk janë të reja, duke iu referuar një deklarate të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të gushtit të vitit 2018, në të cilën e kishte përshkruar Kosovën si një fuçi baruti.
“Të gjithë do të presin një mundësi për të goditur tjetrin për të arritur një avantazh në terren. Dhe, çdo ditë do të shqetësohemi nëse do të na sulmojnë në veri, ku do të na godasin, me mbështetjen e kujt…”, kishte thënë president serb.
Mirëpo, në deklaratat e vitit 2018 argumentohej se nëse serbët sulmohen në Kosovë, Serbia do t’i mbrojë ata. Që nga viti 2023, deklaratat argumentojnë se serbët tani janë të sulmuar dhe duhet të mbrohen, thuhet në raportin e Nismës, e cila në fund të korrikut të vitit 2023 kishte thënë se ky është një kërcënim serioz për paqen në Ballkan.
Disa muaj më vonë, paraushtarakët serbë sulmuan policinë e Kosovës në veri, kujton raporti, sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 të një grupi serbësh të armatosur që vranë një pjesëtar të Policisë së Kosovës.
“Është koha për ta marrë seriozisht atë që po thuhet aktualisht nga politikanët në Beograd. Nëse shpiken pogrome, atëherë pason dhuna. Nëse këto pretendime të rreme nuk kundërshtohen, situata do të përshkallëzohet më tej”, thuhet në raport, në të cilin nënvizohet se “nuk duhet të jetë e vështirë për organizatat ndërkombëtare të hedhin poshtë pretendimet e rreme, mashtruese dhe të rrezikshme për masakrat imagjinare sa herë që ato bëhen. Asnjë nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë me personel në terren në Kosovë, nga KFOR-i te EULEX-i, nga UNMIK-u te OSBE-ja, nuk ka parë apo përshkruar ‘spastrimin etnik të serbëve’ apo ‘terrorin’ shqiptar në vitet e fundit. Por mungesa e provave nuk i ka ndalur pretendimet nxitëse”.
Nisma thekson se një nga mjetet në këtë betejë të rrëfimeve kanë qenë edhe statistikat. Më 5 tetor 2023 presidenti Vuçiç tha se si pasojë e “terrorit shqiptar”, 11 për qind e serbëve të Kosovës janë larguar nga Kosova që nga fillimi i vitit 2021. Më 8 shkurt të vitit 2024, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vuçiç e rriti ne “14 për qind” numrin e serbëve të Kosovës që ishin larguar për vetëm një vit.
Nuk është ofruar asnjë provë për pogromet e supozuara, dhunën sistematike apo “spastrimin etnik” të supozuar në vitet e fundit, thuhet në raportin prej 18 faqesh, në të cilin bëhen krahasime të deklarimeve dhe statistikave të paraqitura nga vetë autoritetet serbe./VOA
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













