Lajme
Nisin bisedimet për zhbllokimin e grurit
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nisi vizitën dyditore në Turqi, ku ai pritet të mbajë bisedime për zhbllokimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina.
Në qendër të negociatave është edhe hapja e një korridori për anijet që transportojnë drithëra të Ukrainës. Turqia ka ofruar që të përcjellë anijet nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, të cilat janë bllokuar nga ofensiva e Moskës.
Lavrov është paraparë që më 7 qershor të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për vazhdimin e bisedimeve dhe ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se ka parë “përparim të rëndësishëm” për një marrëveshje të mundshme që do të lejonte eksportet e drithërave.
Deklaratat e Akar erdhën disa orë para arritjes së Lavrovit në Turqi.
Rusia ka marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të bregdetit të Ukrainës që kur ka nisur pushtimin më 24 shkurt, dhe luftanijet e saj kontrollojnë Detin e Zi dhe Detin Azov, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti rus, Vladimir Putin, javën e kaluar i tha homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se Moska është e gatshme të punojë me Ankaranë për të zhbllokuar eksportet detare.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më 7 qershor se Ukraina duhet të largojë minat nga bregdeti i saj, në mënyrë që të lejohet eksporti i drithërave.
“Kjo do t’i lejojë anijet, pasi të kontrollohen nga ushtria jonë për t’u siguruar se nuk kanë armë, të hyjnë në porte, të marrin ngarkesat me drithëra dhe me ndihmën tonë të lundrojnë në ujërat ndërkombëtare”, tha Peskov.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se dy portet kryesore ukrainase në Detin Azov që janë nën kontrollin rus –në Berdijanska dhe Mariupol – janë të gatshme të rinisin dërgesat me drithëra, por shtoi se Kievi duhet të çminojë këtë zonë në mënyrë që të mund të bëhet eksporti i mallrave.
Porti kryesor ukrainas në Odesa po ashtu është i bllokuar.
Ofensiva ruse në Ukrainë ka penguar furnizimet me grurë dhe produkte të tjera nga Ukraina dhe Rusia, duke rritur shqetësimet se mund të ketë mungesë të ushqimeve në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












