Kosova
Niset nga Zvicra drejt Ballkanit me dy kuaj, eksperienca e një udhëtimi të çuditshëm
Me dy kuaj që e shoqërojnë, Manisha do të vizitojê shumë shtete evropiane e ballkanike dhe në fund thotë se do të rikthehet në Zvicër
Quhet Manisha dhe ka marrë një rrugë aspak të zakonshme nga Zvicra drejt shteteve të Ballkanit.
Për pothuajse 1 vit, ajo do të përjetojë eksperiencën e saj të udhëtimit me dy kuaj, shkruan Albinfo.ch.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Manisha u intervistua nga TV Malisheva duke rrëfyer eksperiencën e saj.
“Jam duke e kaluar gjithë territorin ballkanik me kuajt e mi qe 7 muaj dhe mendoj se do të më marrë kohë edhe 6 apo 7 muaj për t’u kthyer në Zvicër. Kam kaluar vendet si Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova pastaj do të shkoj në Serbi, Hungari dhe në fund në Zvicër”, shprehet ajo.
Video:
https://www.facebook.com/watch/?v=267854318349333
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













