Jeta në Zvicër

Nicolas Blancho i refuzohet kërkesa për të blerë armë

Në tetor të vitit 2014, kryetari i Këshillit qendror islamik zviceran Nicolas Blancho, kishte parashtruar kërkesë për leje të blerjes së një arme, e cila i ishte refuzuar.
Policia Kantonale e Bernës me të drejtë i ka refuzuar blerjen e një arme Nicolas Blancho. Gjykata federale tashmë e ka refuzuar ankesën e kryetarit të Këshillit qendror islamik zviceran.
Nicholas Biancho ka dashur të blejë një pistoletë të llojit SIG Sauer P226 të kalibrit 9 mm me një karikator prej 15 plumbash. Si arsye për këtë veprim, Biancho është bazuar në kërcënimet që i bëhen atij personalisht dhe familjes së tij.
Refuzimi i kërkesës është bërë edhe nga disa instanca të ndryshme kantonale, të cilat nuk mund të garantojnë se ai do ta përdorte armën me përgjegjësi përkatëse dhe të respektuar nga Ligji.
Autoritetet gjithashtu kanë përkujtuar se kryetari i ISZR-së nuk i njeh të drejtat e njeriut dhe Ligjin në Zvicër. Ata gjithashtu vunë në dukje se në disa raste ai përkrahë rezistencën legjitime të dhunshme dhe bën thirrje për mbrojtje kundër “forcave ndërhyrëse perëndimore”.
Me këtë rast, për herë të fundit, Nicholas Biancho i është drejtuar me ankesë Gjykatës federale zvicerane. Mirëpo, edhe kjo instancë, gjatë ditës së martë e ka refuzuar kërkesën e Nicholas Biancho.