Lajme
Ngriten shqetësime për krizë ndërkombëtare të urisë
Ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze, akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, për përdorimin e urisë si armë, ndërsa njoftoi planet për të nisur një aleancë globale të sigurisë ushqimore.
Duke folur në një takim të ministrave të Zhvillimit të G7 në Berlin, Schulze tha se ekzistonte një rrezik më i lartë për të përjetuar krizën e urisë për shkak të luftës në Ukrainë.
“Pasojat e tmerrshme të luftës së Rusisë shkojnë përtej Ukrainës”, tha Schulze, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ministrat e Zhvillimit nga vendet kryesore të industrializuara po zhvillojnë një takim dyditor për të diskutuar sfidat e krizës së urisë, ndryshimet klimatike si dhe rindërtimi i Ukrainës, e cila është gjithashtu një eksportues i madh global i drithërave.
Kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, do të marrë pjesë në takim përmes një lidhjeje me video.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













