Lajme
Ngjarje tragjike në Viti të Kosovës
Dyshohet se burri, mërgimtar nga Zvicra, vrau bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe veten
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në komunën e Vitisë në Kosovë, pasi dyshohet se katër persona janë vrarë në Pozharan.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se ende nuk kanë më shumë informacione, porse ka konfirmuar se ka ndodhur një vrasje e katërfishtë.
“Është e vërtetë që ka ndodhur një vrasje e katërfishtë në Pozharan të Vitisë. Ende nuk kemi më shumë informacione dhe ekipet e Policisë janë në vendngjarje”, ka thënë ai.
Dyshohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe pastaj veten.
Dorasi është mërgimtar që punon dhe jeton në Zvicër dhe në Kosovë ka ardhur për pushime.
Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me rastin, transmeton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
“Po mund të konfirmoj se vrasja ka ndodhur brenda një familje. Ende nuk kemi më shumë detaje”, ka thënë Hashani.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









