E-Diaspora
Ngarkon “gjithë shtëpinë” në makinë dhe niset për në Maqedoni!
Qytetari i Maqedonisë i cili jeton në Zvicër, ishte nisur me makinën e tij për pushime në atdhe. Por, atij iu ndalua të ngiste veturën dhe u detyrua ta depononte atë në një depo autobusësh
Në mbrëmjen e të martës, policët e kantonit Schwyz kanë kapur një «pre» mjaft interesante. Vetura e tipit Ford binte në sy menjëherë për pamjen e saj të pazakonshme. Ngarkesa të cilën pronari i saj e kishte vendosur mbi makinë dhe brenda saj, ishte larg mbi normat e lejuara, shkruan polizeinewsticker.ch.
Ajo që dukej në shikim të parë, u dëshmua shumë shpejt edhe në peshore: makina ishte plot 700 lkilogramë më e rëndë se që është e lejuar, transmeton albinfo.ch. Vetëm gjësendet shtëpiake të ngarkuara mbi kulmin e makinës e tejkalonin për 300 kilogramë peshën që e lejon ligji.
Ngasësi i veturës, një qytetar i Maqedonisë i cili jeton në Zvicër, ishte nisur me makinën e tij për pushime në atdhe, bën të ditur policia e Schwyz-it. Por, përveç faktit se nuk u lejua të vazhdonte rrugën për atje, atij iu ndalua edhe të ngiste veturën dhe u detyrua ta depononte atë në një depo autobusësh, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, as këtu nuk përfundon historia e 52 vjeçarit: atij do t`i duhet të përgjigjet para prokurorisë për shkeljen e rëndë të rregullave të trafikut.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










