Lajme
Nga korriku, ulen tarifat e energjisë elektrike në Austri

Kompanitë e furnizimit me energji elektrike në Austri, pas disa muajsh rritje kanë vendosur të ulin tarifat.
Duke filluar nga 6 korriku, Wien Energie do të ulë ndjeshëm çmimet e energjisë elektrike dhe gazit, duke u ofruar klientëve kursime të konsiderueshme.
Çmimet e energjisë elektrike do të ulen me 30%, derisa çmimi i gazit do të ketë një ulje prej 40%. Mesatarisht, familjet me tarifa të energjisë elektrike dhe gazit mund të presin të kursejnë rreth 610 €, shkruan The Local.
Energieallianz Austria (EAA), e cila përfshin EVN në mesin e anëtarëve të saj, ka njoftuar gjithashtu për detaje të uljes së çmimit të energjisë elektrike që hyn në fuqi nga 1 korriku.
Masa e uljes së çmimit ndryshon në varësi të tarifës specifike. Një ulje e çmimit të gazit është planifikuar gjithashtu para fillimit të sezonit të ngrohjes, sipas kompanisë austriake, përcjell albinfo.ch.
Burgenland Energie po prezanton një opsion të ri tarifor online me një çmim konsumi neto prej 18,90 centë për kilovat orë. Duke përpunuar pagesat në internet, klientët mund të gëzojnë një ulje të mëtejshme në 15,94 centë neto për kilovat orë, të garantuar për një vit.
Bashkitë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) do të përfitojnë nga një çmim fiks i energjisë elektrike prej 17.50 cent për kilovat/orë, pavarësisht nga aranzhimet e tyre të mëparshme. Një ulje e çmimit të gazit pritet të pasojë në prag të sezonit të ngrohjes, shkruan The Local.
Drejtori i Përgjithshëm i TIWAG, Erich Entstrasser, ka njoftuar gjithashtu një ulje të ardhshme të çmimeve të energjisë elektrike gjatë sezonit të vjeshtës edhe pse nuk ka dhënë detaje.
Ofruesi rajonal i energjisë në Tirol ishte përballur me presion të konsiderueshëm pas uljes së çmimeve nga furnizuesit e tjerë të energjisë.
Uljet e çmimit të energjisë pasojnë një periudhë fitimesh të mëdha për kompanitë e energjisë pas rritjes për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Në rastin e Wien Energie, fitimi ishte mjaft i lartë për të financuar një paketë lehtësimi energjetik prej rreth 340 milionë euro – duke bërë që disa politikanë ta quanin lehtësimin të mirëpritur, por të vonuar, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak” "Nuk isha unë por ishte vëllai binjak": Kështu përpiqet vazhdimisht të shmangë gjobat, një shofer me...
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
-
I riu nga Kosova zgjedhet lojtari më i mirë i klubit italian Udineze
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri