Kosova
Netflix ul çmimet për Kosovën dhe rajonin
Ngriti çmimet për disa shtete evropiane
Nga transmetuesi më i madh në botë vijnë lajme të mira, përcjell albinfo.ch.
Kompania “Netflix” ka njoftuar se abonimi për Kosovën, si dhe vendet e rajonit (Bosnjën, Kroacinë etj.) është ulur dhe tani paketa e abonimit fillon nga 4.99 euro.
Siç thuhet në njoftimin e Netflix, kompania është e vetëdijshme për faktin se përdoruesit nuk kanë pasur kurrë më shumë zgjidhje për sa i përket argëtimit dhe është e përkushtuar të ofrojë përvoja që jo vetëm përmbushin, por tejkalojnë pritshmëritë e tyre.
Pra, nga sot Netflix po përditëson çmimet e pakos bazë në 4,99 euro, asaj standarde në 7,99 euro dhe Premium në 9,99 euro.
Ndërkohë për disa shtete evropiane, siç janë Zvicra, Gjermania, Franca, Italia, ka ngritur çmimet.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










