Kosova

Nesër takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, kryeministri i Kosovës flet me zyrtarin e lartë amerikan

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër takohet me presidentin e Serbisë aleksandër Vuçiq në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Para këtij takimi Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ata folën për agjendën e takimit të nesërm dhe pritjet nga ky takim dhe për, siç theksoi kryeministri Kurti, rëndësinë që Marrëveshja Bazë dhe Plani i Zbatimit të saj të zbatohet në tërësi dhe me mirëbesim, përcjell albinfo.ch.

Ai falënderoi Chollet për rolin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës në kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës javën e kaluar, dhe për angazhimin e tyre në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.