Shqipëria

Nesër, ditë zie kombëtare në Shqipëri

Në Shqipëri, qeveria vendosi të shpallë zi kombëtare për ditën e nesërme, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ceremonia zyrtare e homazheve do të zhvillohet po nesër. Pas mesditës pritet të bëhet përcjellja në një nga varrezat publike të kryeqytetit.

Ndërkohë që prej ditës së sotme arkivoli me trupin e tij është vendosur në sallën kryesore të selisë së Presidencës, ku familja dhe të afërmit e tij kanë pritur vizita.