E-Diaspora
Nënshkruhet marrëveshja për sigurime sociale mes Kosovës dhe Belgjikës
Sot, në një ceremoni rasti në Bruksel, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka nënshkruar Marrëveshjen për Sigurime Sociale me homologen e tij, Ministren e Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Dr. Maggie De Block.
Kjo është marrëveshja e parë ndërkombëtare për Sigurime Sociale, nga e cila përfitojnë direkt qytetarët kosovarë, që kanë punuar dhe vepruar në Mbretërinë e Belgjikës, njofton ministria.
Me këtë rast, Ministri Reçica falënderoi Qeverinë Belge, veçanërisht ministren De Block për përkushtimin e saj si dhe grupin e ekspertëve për punën e tyre të shkëlqyer, përcjell albinfo.ch.
Ministri Reçica theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje përkon edhe me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo ngjarje sikur e përmbush edhe më shumë këtë festë duke shtuar se, kjo është një marrëveshje me një shtet mik, i cili po tregon se Kosova është partner i barabartë.
Ministrja De Block theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje duke cekur se nga kjo do të përfitojnë qytetarët e dyja vendeve, në fushën e sigurimeve dhe mbrojtjes sociale.
Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot, Kosovës i është hapur rruga që së shpejti të lidhë të tilla marrëveshje edhe me shtete të tjera, aty ku qytetarët tanë kanë vepruar dhe derdhur djersën e tyre.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç













