Kosova
Marrëveshje Kosovë-Shqipëri për lëvizje të lirë të mallrave dhe qytetarëve
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar, ka pritur në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Shqipërisë, të kryesuar nga Klotilda Bushka, kryetare.
Thuhet se është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të dyja komisioneve parlamentare.
Rrustemi ka thënë se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje synohet të rritet bashkëpunimi, si dhe shkëmbimi i përvojave në mes të dyja vendeve për të mirën e qytetarëve.
Ai ka thënë se përvoja parlamentare e Shqipërisë është shumë e rëndësishme për Kosovën, përshirë edhe ajo për procesin e vetingut.
Rrustemi, po ashtu, ka falënderuar Shqipërinë për tërë atë çfarë ka bërë për Kosovën, duke vlerësuar se kontributi i saj ka qenë jetik për Kosovën.
Edhe kryetarja Bushka e ka vlerësuar lart nënshkrimin të kësaj marrëveshjeje.
Ajo ka theksuar se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, të dyja komisionet, ndër të tjera, do të merren me monitorimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës, duke filluar nga lëvizja e lirë e qytetarëve, lëvizja e lirë e mallrave etj.
Në këtë kontekst, Bushka ka thënë se në të ardhmen synohet të formohen edhe grupe punuese të përbashkëta për mbikëqyrjen parlamentare.
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Shqipërisë po qëndron në Kosovë me ftesë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










