E-Diaspora
Nëna e Rita Orës rrëfen “luftën” me kancerin e gjirit
Ambasada e Republikës së Shqipërisë, me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka uruar dje Ditën Ndërkombëtare të gruas. Në këtë video shfaqen disa femra të suksesshme shqiptare, të cilat jetojnë në Angli, ndër to edhe Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare, Rita Ora.
Gjatë mesazhit të saj drejtuar nënave shqiptare, Vera ka treguar edhe për triumfin e saj në “luftën” që ka pasur me kancerin e gjirit, njofton albinfo.ch.
“Si mjeke dhe si grua, e cila ka përballuar luftën me kancerin e gjirit, u drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe bëjini kontrollet paraprake rregullisht”, ka bërë thirrje me anë të kësaj video Vera Ora, e njohur edhe si mjeke psikiatër.
“Sot jam e lumtur që përballova këtë sfidë dhe duke mbështetur e orientuar drejt karrierës ndërkombëtare vajzën time, Rita Ora”, pohon nëna e këngëtares më të njohur shqiptare në botë. Mesazhin e saj e përfundon me këtë fjali: “Grua shqiptare në Britani, krenohem me ty”.
Kur këngëtarja Rita Ora ishte vetëm 15 vjeç, Vera, nëna e saj, u diagnostikua me sëmundjen e kancerit të gjirit.
Por, Vera u trajtua me sukses dhe ka vazhduar të jetë mbështetja kryesore e Ritas gjatë gjithë karrierës së saj.
https://www.facebook.com/ALBinGBR/videos/1570501986337589/
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











