Futboll
Në Vjenë organizohet turne futbolli për Pavarësinë e Kosovës
Turneu tradicional i futbollit për Pavarësi të Kosovës do të mbahet ditën e diel, më 05.03.2023, në adresën: Anton Baumgartnerstraße 123, 1230 Wien (Vjenë).
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të organizojë turne në futboll, shkruan albinfo.at.
Turneu tradicional i futbollit për Pavarësi të Kosovës do të mbahet ditën e diel, më 05.03.2023, në adresën: Anton Baumgartnerstraße 123, 1230 Wien (Vjenë).
Në këtë turne do të marrin pjesë 16 ekipe futbolli. Ekipet do të garojnë në katër (4) grupe, ku dy grupet më të mira kualifikohen dhe vazhdojnë garën për më të mirin e turneut.
Ndeshjet e turneut do të fillojnë nga ora 10:00, ndërkohë kërkohet që ekipet pjesëmarrëse të jenë të pranishme të paktën gjysmë ore para fillimit të turneut.
Kryetari i Ligës Shqiptare të Futbollit të Austrisë, Luan Kreka, thotë për albinfo.at se ky turne organizohet që nga viti 2010. “LSHFA-ja organizon dy turne në vit, për dy festat kryesore të kombit shqiptar, festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësinë së Shqipërisë dhe festën e 17 Shkurtit, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Qëllimi i këtij turneu është bashkimi dhe argëtimi i rinisë shqiptare në Austri”, thotë ai.
Kryetari Kreka shprehet se interesimi i ekipeve të futbollit për këtë turne ishte shumë i madh, por për shkak të mundësive organizative do të duhej të merrnin pjesë vetëm 16 ekipe. ”Do të këtë çmime për katër vendet e para, lojtarin më të mirë dhe shumë mirënjohje dhe dekorata të tjera”, shprehet ai për albinfo.at.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur














